WorkNetPeople Studentët
Work Net People është ura lidhëse ndërmjet hoteleve dhe studentëve që kërkojnë një praktikë me pagesë. Ne e dimë vlerën e eksperiencës që merret gjatë punës dhe përkushtohemi t’i ofrojmë studentëve mundësinë për të fituar aftësi dhe njohuri të vlefshme në sektorin e hotelerisë. Programi ynë ju lejon të aplikoni për internship me pagesë në Itali dhe Spanjë, të përqafoni një kulturë të re dhe të zhvilloni aftësitë tuaja profesionale në një mjedis ndërkombëtar. Ekipi ynë i ekspertëve do përpiqet t’ju lidhë me një kompani që përputhet me interesat dhe qëllimet tuaja, duke ju siguruar një përvojë të vlefshme për ju. Për të aplikuar, thjesht vizitoni faqen tonë të internetit dhe plotësoni formularin e aplikimit online me të gjitha informacionet tuaja të nevojshme, CV-në, aftësitë, kur jeni në dispozicion për të filluar, etj. Më pas, mund të aplikoni për çdo pozicion që dëshironi në platformën tonë. Ne do t’ju kontaktojmë nëse ju përmbushni kërkesat e listuara nga hotelet. Në hapin tjetër ju do të intervistoheni nga WNP dhe nga administratorët e hotelit. Nëse pranoheni, ne do të kujdesemi për të gjitha procedurat e mbetura deri sa të mbërrini në hotel.
Regjistrohu tani dhe jepi vetes një shans për të qenë pjesë e një aventure të mrekullueshme!
Kërkesat për pranueshmërinë e praktikës
- Personat që aplikojnë duhet të jenë me patjetër studentë të regjistruar. Ata do të duhet të paraqesin një vërtetim studenti në një nga fazat e aplikimit.
- Studentët gjithashtu duhet të jenë më të rinj se 30 vjeç.
- Studentët duhet të zotërojnë gjuhën italiane në nivel A2 ose minimalisht gjuhën angleze në nivel B1. Zotërimi i të dyjave përbën përparësi.
- Aplikantët duhet të kenë pasaportë të vlefshme. Bëjmë me dije se studentët nuk mund të udhëtojnë nëse ka një diferencë kohore më të madhe se 6 muaj nga nisja deri në datën skadencës së pasaportës ose nëse i kanë konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Shengen.
Kliko këtu dhe mëso më shumë rreth internshipeve që ofron Work Net People.
Pyetjet e bëra më shpesh
Për çdo student, jo vetëm për ju, të qenurit pjesë e WNP ka shumë përfitime. Tek ne, jeta sociale, shoqëria, argëtimi, puna dhe udhëtimi kombinohen në një.
WNP ofron një sërë përfitimesh për studentët. Kënaqësia e të përzgjedhurit mes qindra studentëve që aplikojnë çdo vit është e pafund. Juve ju ofrohet mundësia për të udhëtuar dhe punuar në të njëjtën kohë, për të krijuar eksperienca të reja, për të njohur një kulturë të re dhe për t'u larguar nga monotonia e të qenit thjesht student. Nëse jeni ndër praktikantët më të mirë të vitit, do të merrni edhe një certifikim në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë që njihet nga të gjithë partnerët tanë, duke grumbulluar edhe kredite për shkollën.
WNP është një sistem falas për të gjithë studentët që e përdorin atë. Të vetmet pagesa që studenti kryen janë pjesa e dokumentacionit për procedurat.
Kriteret e vendosura për studentët janë:
1. Të jetë student i regjistruar.
2. Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe të një gjuhe tjetër si: italisht, spanjisht, etj.
3. Të mos jetë një individ me probleme ligjore.
4. Të ketë pasaportë aktive.
5. Të ketë vullnet dhe energji për eksperienca të reja
Studentët përzgjidhen sipas kritereve të sistemit dhe më vonë të gjitha bizneset që
janë pjesë e Work Net People kanë të drejtë t'u ofrojnë atyre një stazh ose kontratë
pune sezonale.