Hotel WorkNetPeople

Punësoni studentë praktikantë dhe përditësoni ekipin tuaj me të rinj të pajisur me aftësi dhe njohuri që ofrojnë risi në hotelin tuaj. Nëpërmjet platformës sonë, ju mund të fitoni akses më të madh në talente të ndryshme dhe ta transformoni biznesin tuaj në një mjedis pune ndërkombëtar. Ne kemi plot studentë të motivuar dhe të etur për të fituar përvojë në industrinë e hotelerisë në rrjetin tonë të gjerë. Work Net People përmban informacion gjithëpërfshirës dhe të përditësuar mbi to, duke përfshirë CV-të, aftësitë dhe përvojën e tyre. Ju mund të gjeni praktikantë në të gjitha periudhat e vitit dhe ne do të kujdesemi për çdo pjesë të procesit të rekrutimit derisa praktikanti të mbërrijë në hotelin tuaj. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të plotësoni formularin me të gjitha kërkesat, kushtet dhe informacionet e tjera të rëndësishme, dhe ne do të bëjmë të gjithë punën. Bazuar në preferencat tuaja dhe atë që kërkoni, ne do t’ju lidhim shpejt me praktikantë që janë paraprakisht të intervistuar nga ne. Kjo do ju ndihmojë të gjeni menjëherë atë që kërkoni dhe të mos humbni kohë duke kontrolluar qindra CV. Edhe ju do të keni mundësinë të intervistoni studentët dhe të shihni më nga afër nëse ata janë të përshtatshëm për ju. Pas kësaj, ju mund të nënshkruani kontratat dhe ata do të jenë praktikantët tuaj për 80 ditë. Ju mund të punësoni aq praktikantë sa dëshironi. Kurseni energjinë dhe paratë tuaja duke u regjistruar në platformën tonë dhe gjeni studentë që përputhen me kërkesat tuaja. Ju do të jeni të lirë të angazhoheni në aspekte të tjera të biznesit tuaj, ndërkohë që ne punojmë për të sjellë tek ju talente të reja. WNP ju vjen në ndihmë në kohë rekord.

Kushtet për aplikimin e hoteleve

  • Hotelet duhet t’i mundësojnë aplikantëve ushqimin dhe akomodimin.
  • Praktikantët nuk do të punojmë më shumë se 8 orë në ditë, 6 ditë në javë.
  • Transporti i praktikantëve nga shteti i tyre e në hotelin tuaj duhet të mbulohet nga ju.
  • Hotelet duhet t’i regjistrojnë praktikantët si pjesë e stafit të tyre dhe të deklarojnë sigurimeve tyre shëndetësore dhe shoqërore.

Pyetjet e bëra më shpesh

Pse duhet të përdor Work Net People?

Work Net People ju jep mundësinë të përmbushni nevojat tuaja në kohë rekord, mbron privatësinë tuaj, nuk ka burokracira të tepërta dhe mbi të gjitha ju jep shumë mundësi zgjedhjeje

A është shërbimi i Work Net People i shtrenjtë?

Për sa i përket kostove, WNP është në të njëjtin nivel me agjencitë e tjera të rekrutimit, por ne jemi më të shpejtë me mbylljen e procedurave. Në fakt, nëse i krahasojmë, norma e WNP është sa gjysma e shumës së çmimeve mesatare të agjencive të rekrutimit.

Nga cilat shtete janë studentët që janë pjesë e Work Net People?

Studentët tanë janë nga e gjithë Evropa, por fokusi ynë më domethënës janë studentët nga Evropa Lindore dhe veçanërisht nga Ballkani Perëndimor, pasi pjesëmarrja e tyre në praktika të tilla është më e ulët se në vendet e tjera evropiane.

Çfarë duhet të vë në shërbim të studentëve?

Ju duhet të kontaktoni zyrën tonë qendrore për të mësuar më shumë.

This site is registered on wpml.org as a development site.